Xhudistja e famshme shqiptare, Majlinda Klemendi, ka nderuar të gjithë shqiptarët ditën e sotme pasi arriti të fitojë brenda 30 sekondave medaljen e arit për Kosovën.

Ajo mori pjesë në kategorinë 52 kg në turneun e vlefshëm për Grand Prix Tel Aviv 2019 ku ka mundur si fillim izraelitin Cohen Gili me Ippon më pas xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani dhe në fund Fabienne Kocher duke triumfuar dhe duke rrëmbyer më pas medaljen e arit.





