Nga Shqipëria / E Enjte 24 Janar 2019, 21:09

'Palaço', Cozmanit si del e keqja, thumbon serish Getoarin

Grupi "Babastars" ka qenë kohët e fundit më i komentuari në media dhe kjo pas largimeve të bujshme të reperave të njohur Skivi, Agon Amiga dhe Cozman.  Djemtë u larguan me shumë bujë dhe madje në statuse të ndryshme kanë sulmuar drejtuesin e grupit Getoar Selimin dhe reperin Majk.

Mirëpo, ndonëse nuk ka folur lidhur me këtë çështje, Getoar Sleimi ka publikaur së fundmi një foto në të cilën shkruante: “Në një botë plot më peshq, ji një peshkaqen”, shkruan ai.

Siç duket ky koment nuk është pëlqyer nga ana e Cozman, i cili e ka thumbuar keq Getin në postimin e tij.

“Kur U Bonet More Ju Me Fol E Me Shkrujt Anglisht…???? Kur Ju Kom Taku Per Se pari Her 2 Fjal Si Keni Dit… Palaco po i harroni gjerat”, shkruan Cozman.