Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzanisë së saj dhe shumë shpejt do të sjelli një djalë nga martesa me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Almeda u ka bërë të ditur të gjithë fansave të saj se ka ardhur në Tiranë, e kjo për një arsye të veçantë. Aktorja bukuroshe ka publikuar një foto me gjyshin e saj dhe me të gjithë familjarët në rrjetet sociale, për të cilët e kishte marrë shumë malli.

“Ai do të jetë një stërgjysh i shkëlqyer së shpejti”, ka shkruar Almeda krah kësaj fotoje.





