Një lajm i mirë është dhënë së fundmi nga qeveria, e cila ka vendosur që të punësojë në administratë 1.335 punonjës me kontratë të përkohshme për vitin 2019.

Siç bëhet e ditur është mësuar se rreth 803 vende pune te jenë për studentët ekselentë që siç u bë e ditur nga Pakti për Universitetin nuk do të kenë aspak nevojë që të konkurrojnë në Departamentit të Administratës Publike. Për ta do të ketë vende e pune në Kryeministri, Kuvend, në disa ministri dhe tek agjencitë shtetërore.

Pra konkretisht do punësohet 1 inspektor pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, 28 specialistë pranë Kryeministrisë, 4 specialistë të sekretariatit teknik të Komisionit të Dhënies së Dëshmisë të Statusit të Naftëtarit, për 1 specialist në Ministrinë e Jashtme, 3 specialistë në Departamentin e Administratës Publike, 5 specialistë në Drejtorinë e Dëmshpërblimit të ish- të Përndjekurve Politikë dhe 1 punonjës protokoll-arkivi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkaq pjesë tjetër do të punësohet pranë agjencive të ngritura nga qeveria.




