Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soirée" të Jonida Shehut ishin mbledhur shumë bjonde të njohura shqiptare të cilat kanë folur për mbi "bjondllkëkun", stereotipin e bjondes së paditur e shumë detaje të tjera.

Gjatë bisedës moderatorja e njohur e emisionit "Në shtëpinë tonë", Stela Kotori është ndalur dhe ka folur për këngëtaren Ciljeta dhe pëlqimin që ka pasur ajo ndaj saj, e adhuronte për pamjen e bukur dhe thjeshtësinë që e karakterizonte.

"Kemi pasur 2 vite diferencë në gjimnazin Sami Frashëri. Ka qënë kokëkuqja më e bukur! E shihja me adhurim. I shkonte aq shumë ajo e kuqja me trupin e bukur, me sytë jeshilë", - ka treguar Stela. "Gjëja tjetër për të cilën e adhuronin Çilin ishte dhe thjeshtësia. Në atë kohë ishte në kulmin e famës... i fliste të gjithëve, qeshte me të gjithë!", tregon Stela.





