Nga Shqipëria / E Enjte 24 Janar 2019, 11:11

Prekëse/ Dedikimi emocionues i Kidës për gjyshen do t’ju përlot

Këngëtarja Kida 4 muaj më parë ndau me fansat lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut të saj të zemrës, gjyshes. Ajo ishte mjaft e pikëlluar pasi tregoi se me të ishte shumë e lidhur dhe se ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.

Katër muaj pas largimit të saj nga jeta, Kida e ka rikujtuar gjyshen e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka rrënqethur me fjalët prekëse që ka thënë për të.

“4 muaj pa ty, e para dhe e vetmja! Më mungon çmendurisht engjëlli im i bukur! Të dua përgjithmonë!”, shkruan Kida krahas fotos.