Çiljeta Xhilaga prej vitesh tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku. Mirëpo, kohët e fundit këngëtarja e njohur ka qenë shumë e tërhequr dhe nuk ka bërë asnjë dalje në media.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Soirée”, Çiljeta është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se përse ka marrë këtë vendim.

“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, u shpreh këngëtarja.




