Nga Shqipëria / E Enjte 24 Janar 2019, 10:10

I mbushur me vila luksoze, por ky vend shqiptar është i braktisur dhe askush s’do të jetojë

Ndonëse është një nga vendet më të vizituara gjatë stinës së verës, kjo për shkak dhe të afërsisë që ka me detin, fshati Karpen në Kavajë prej vitesh është përballur me një braktisje masive. Ky vend që shpesh herë quhet “Karpeni i emigrantëve” për shkak se shumica e të rinjve janë larguar në emigracion për një jetë më të mirë, numëron shumë vila luksoze, mirëpo në të cilat nuk jeton askush.

Në rrugët e tij rrallëherë gjen fëmijë dhe të rinj dhe në kafenetë e pakta që janë hapur mund të takosh vetëm pensionist, të cilët presin me padurim që fëmijët e tyre të vijnë për ti vizituar.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “Klan Plus” përballë shtëpive karakteristike të fshatit qëndrojnë sot vilat e reja disakatëshe të ndërtuara me paratë e siguruara nga puna në emigracion. Këto ndërtesa nuk i shpëtojnë aspak syrit për arkitekturën e veçantë dhe me shërbime luksi madje, por me një të përbashkët, braktisjen.

Përves braktisjes nga të zotët e shtëpisë, vilat tashmë po përballen me grabitjet.