Trejsi Sejdini është një nga modelet më të kërkuara dhe të komentuara në media. Siç dihet pak muaj më parë, Trejsi përfaqësoi vendin tonë në “Miss Universe”, një ëndërr e bërë realitet për të.

Mirëpo, ndonëse tani konsiderohet si një nga vajzat më të bukura dhe më seksi të gjithë janë kurioz të shikojnë se si dukej Trejsi para se të bëhej e famshme.

Së fundmi si shumë personazhe të njohur dhe modelja është bërë pjesë e sfidës së 10 viteve dhe ka publikuar një foto përpara 10 vitesh.

"Faleminderit Zot per cdo gje qe me ke dhene ne jeten time. Faleminderit per cdo gezim dhe cdo hidherim, sepse fundja cdo gje ne jete ndodh per nje arsye. Faleminderit Mam per cdo sakrifice, per tu bere akoma me e forte dhe e afte per te perballuar cdo gje ne jete", shkruan Trejsi.





