Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 23:11

Vjollca Hoxha heq nga puna drejtorin e Digitalb, zbulohet kush do e zëvendësojë

Ditën e sotme, Vjollca Hoxha ka shkarkuar një figurë të rëndësishme të Top Medias. Sipas burimeve pranë Newsbomb.al, është mësuar se pronarja e Top Medias ka hequr nga puna drejtorin e  Digitalb, Alban Jaho.

Siç është mësuar, ky vendim është marrë ekskluzivisht nga votat e familjes Hoxha, ku për shkarkimin  tij ka votuar vetë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.

Siç tregohet në vendimin e mbledhjes së aksionerëve, ky vendim i shkarkimit të Jahos nga puna ka ardhur pasi ai akuzohet për shkelje e rëndë dhe flagrant i detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e siguruar nga "Neësbomb.al". Tani postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha.