Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 23:11

Pa veten në edicionin e lajmeve, Tayna shpërthen keq: S'jemi prindër për të edukuar askënd

Pak minuta më parë, reperja e njohur Tayna ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku ajo shihet në edicionin e lajmeve. Në titullin e lajmit shkruhej: “Stop këngëve që promovojnë drogën”. Siç thuhej dhe në kronikë, një prej deputetëve të LDK-së, kërkon që të ndërmerret një iniciativë ligjore për ndalimin e këngëve që promovojnë lëndët narkotike.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperes e cila ka shpërthyer në një status në Instagram ku ka treguar se ajo nuk është prind që të edukojë askënd.

“Në një shtet që vetë nuk mundet të ndalojë përdorimin e lëndëve narkotike ose shumë gjëra të tjera, nuk ma merr mendja që ne si artistë kemi shumë peshë të madhe në veprimet e njerëzve. Ne vetëm këndojmë dhe mundohemi të argëtojmë popullin. Unë vetë nuk përdor asgjë nga këto, madje as duhanin që shumica juaj e pi, nuk e konsumoj, që gjithashtu është i dëmshëm. Kush do ta përdori ne nuk e ndalojmë dot. Kush nuk do, nuk ja japim me zor. Tek e fundit, nuk kemi rolin e prindërve për të edukuar askënd. Ky është vetëm një zhaner i muzikës që ka tema të tilla e dëgjohet prej atyre që e pëlqejnë. Ju jeni rritur me muzikën Rock që po ashtu ka patur të tilla tema. Nuk duhet të merret personale asgjë që thuhet në tekstet e këngëve. Asnjëherë të rinjve nuk ua rekomandoj të përdorin lëndë të tilla. E fëmijët tuaj, e keni ju në dorë çfarë i lejoni e çfarë s’i lejoni të dëgjojnë, të shohin apo si i edukoni. Besoj që kemi probleme më të mëdha në këtë shtet...”- shkruan Tayna.