Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 22:10

Publikoi videon, fansat kapin gafën e madhe të Luanës

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të ndjekura shqiptare, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon video e foto nga jeta e saj e përditshme dhe profesionale.

Disa orë më parë, Luana publikoi një video nga emisioni i saj “Shiko kush luan”, në nder të aktorit dhe regjisorit të njohur, Enver Petrovci. Por në diçiturën e videos, Luana kishte ngatërruar një fjalë dhe në vend që ta shkruante “gjigand”, moderatorja e kishte shkruar gabimisht “Se ai është gjingand”.

Kaq u desh dhe fansat filluan t’i komentonin menjëherë moderatores se kishte bërë një lapsus në shkrimin e kësaj fjale. Por Luana e kapi në kohë gabimin e saj dhe e rregulloi fjalën, duke e shkruar siç duhet.