Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 22:10

Super lajm/ Hiqen vizat në këtë shtet, ja ku shqiptarët mund të shkojnë vetëm me pasaportë

Siç dihet  Shqipëria nuk mund të udhëtojë në shumë shtete të botës për shkak se për të shkuar atje duhet që të sigurojnë një vizë.

Mirëpo, ditën e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga qeveria shqiptare e cila ka lajmëruar se tashmë do të hiqen vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.

"Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme”, thuhet në vendimin e qeverisë.

El Salvadori është shteti më i vogël dhe më i populluar i Amerikës Qendrore. Kryeqytet ka San Salvadorin.