Siç dihet Shqipëria nuk mund të udhëtojë në shumë shtete të botës për shkak se për të shkuar atje duhet që të sigurojnë një vizë.

Mirëpo, ditën e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga qeveria shqiptare e cila ka lajmëruar se tashmë do të hiqen vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit.

"Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme”, thuhet në vendimin e qeverisë.

El Salvadori është shteti më i vogël dhe më i populluar i Amerikës Qendrore. Kryeqytet ka San Salvadorin.




