Prej disa kohësh reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët disa javë më parë bënë publike lidhjen e tyre. Ndonëse ata nuk kanë shumë së bashku, duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrit, ku publikojnë shpesh foto së bashku dhe lënë komente romantike nëpër foto.

Së fundmi, Arbenita i ka lënë të gjithë ndjekësit pa fjalë, teksa ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet me një fustan të bardhë nusërie dhe hedh një buqetë me lule pas saj.

“Nuse e ardhshme”, ka shkruar Arbenita përbri kësaj video, ndërsa shumë persona kanë menduar se ajo dhe Fero mund të hedhin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre. Por ndoshta kjo video mund të jetë shkëputur edhe nga një set fotografik që Arbenita mund të jetë duke bërë me ndonjë firmë rrobash, pasi siç dihet, ajo është një modele mjaft e kërkuar.






