Disa ditë më parë, Cozman, Skivi dhe Agon Amiga bën të ditur se ishin larguar nga labeli “Babastars”, në të cilin ishin pjesë për vite me rradhë, për të vazhduar me karrierën e tyre solo.

Pavarësisht përçarjes së grupit, Getoar Selimi ka vazhduar me karrierën e tij dhe mesa duket, shumë shpejt reperi do të sjelli një bashkëpunim me një nga emrat më të përfolur në tregun muzikor. Sipas disa burimeve për “Lajmi.net”, Getoari dhe Fero do të sjellin një duet së bashku, i cili pritet të jetë një super bashkëpunim.

Për ta konfirmuar këtë lajm, “Lajmi.net” ka kontaktuar me menaxherin e Feros, i cili ka folur shumë mirë për Ghetto Geasyn dhe nuk e ka mohuar se diçka e tillë mund të ndodhi, por për momentin nuk ekzistojnë plane të tilla. Po ashtu, edhe menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, ka reaguar mbi këtë lajm, duke u shprehur se “Gjithçka mund të ndodhë!”






