Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila prej disa vitesh e ka vazhduar karrierën e saj në Amerikë. Ajo është mjaft e komentuar në media dhe jeta e saj private përbën një interes të madh për publikun.

Siç dihet vite më parë Bleona ka qenë e martuar mirëpo të gjithë u habitën kur lajmëroi se ajo dhe bashkëshorti Gani do të dicorcoheshin.

Për herë të parë në një intervistë për Syri Kosova Bleona ka rrëfyer arsyen e vërtetë se përse ajo dhe Ganiu u ndan.

“Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensuz, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të", është shprehur Bleona.

Ajo më tej është pyetur se nëse do të ribashkohet me të, por përgjigja e saj ka qenë e prerë.
“Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”, përfundoi ajo.




