Ditën e sotshme, Ditmir Bushati ka dhënë fjalimin e lamtumirës nga posti i Ministrisë së Jashtme, ku ka bërë një bilanc të punës së tij në këto 5 vite në krye të këtij institucioni.

Fjalimi i lamtumirës për Bushatin dukej qartazi që nuk ishte i lehtë, pasi ish-ministrit i dridhej zëri dhe kishte emocione në podium.

Në fund të deklaratës, ai iu referua thënies së Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, që puna e ministrit të Jashtëm është si një mur, nuk ke kohë për askënd, i mungon të gjithëve, edhe stafit, edhe familjes.

“Dhe sigurisht i kam munguar shumë familjes sime. Ata janë përballur me mungesat e mia. I kërkoj falje sot për fundjavat e munguara”, u shpreh Bushati i emocionuar.



