Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët i cili që në daljen e parë ka tërhequr vëmendjen me zërin e tij. Ai siç dihet është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Së fundmi, pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, Ermali ka zgjedhur që së bashku me familjen të largohet për pushime në një vend përrallor.

Ai ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët teksa ndodhen në një avion.

“Ndalesa e radhës Dubai”, ka shkruar Ermali pranë fotos ndërkohë që është mësuar se ai do të qëndrojë në një nga hotelet më luksoze në Dubai.




