Këngëtarja e hitit "Psikopaja jote" Fifi së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjitha mediave dhe është përfolur gjatë për jetën e saj private. Pas një videoje ku shfaqej shumë afër me këngëtarin Flor Mumajesi u aludua se dyshja janë në një lidhje, mirëpo vetë ata e kanë mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.

Fifi është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht postime të ndryshme që komentohen gjatë. Ditën e sotme ajo është bërë nostalgjike dhe ka bërë një dedikim mjaft emocionues për njeriun e zemrës.

“E di? Më kishe munguar. Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura. Pa harruar ato sytë e tu të qeshur.”, shkruan këngëtarja në postim.





