Einxhel Shkira është padyshim një ndër vajzat më seksi të showbizit shqiptar e cila tërheq vëmendjen me foto dhe videot provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Siç u bë e ditur shumë shpejt ajo do të rikthehet në ekran dhe së bashku me Ed Manushin, Nevina Shtyllën dhe Fjoralba Ponarin do të prezantojnë spektaklin “E diell”.

Mirëpo, për jetën private të Einxhelit shumë pak dihet. Ajo së fundmi ka treguar publikisht se është e fiksuar pas futbollistit Emre Can dhe nëpërmjet disa postimeve ka cilësuar atë si të dashurin e saj dhe ka ndarë disa moment nga ‘dasma e tyre sekrete’.

"Më falni që nuk ju ftova miq të dashur, por ai dëshironte diçka shumë diskrete vetëm për ne të dy. Dita jonë e dasmës.", shkruan moderatorja në njërin prej postimeve.






