Dhurata Dora është kthyer prej kohësh në një nga këngëtaret më të dëgjuara nga publiku jeta e së cilës përbën një interes të madh për mediat.

Mirëpo, ndryshe nga koleget e saj Dhurata gjithmonë e ka mbajtur jetën private larg syrit të publikut dhe pothuajse asnjëherë nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie.

Por së fundmi sipas “Arbresh.info” është zbuluar se këngëtarja e njohur është në një lidhje të njohur në Kosovë.

Bëhet fjalë për Shkamb Vokshi, një ndër menaxherët e një clubi nate në Kosovë. Ata janë të lidhur prej kohësh mirëpo kanë mundur ta mbajnë këtë lidhje larg syrit të publikut.




