Moderatorja e njohur shqiptare e emisionit "Prive", Liberta Spahiu është mjaft e komentuar në media dhe jeta e saj private përbën gjithmonë interes.

Shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, Liberta publikon vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe shpesh herë nëpërmjet opsionit pyetje-përgjigje, ajo zbulon shumë të pathëna nga jeta e saj.

Njëri nga fansat e ka pyetur Libertën se sa e ka rrogën, mirëpo ajo i ka kthyer një përgjigje të papritur.

“Sa e ke rrogën?”, e pyet fansi.
“Rrogën e kom herë ma pak e herë ma shumë…M’varet prej kushteve atmosferike!”, është përgjigjur moderatorja duke i bërë të gjithë konfuzë.





