Ndonëse të gjithë mendonim ndryshe sipas disa të dhënave të fundit të "Eurostat" në vendin tonë mjekët stomatolog janë me pakicë krahasuar me vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të INSTAT dhe Urdhri i Stomatologut, mesatarja vendeve anëtarë të BE-së është 77 për çdo 100 mijë banorë, ndërsa në Shqipëri për 100 mijë banorë ka 51 mjekë.

Por duke u krahasuar me një vit më parë ku në vendin tonë ka pasur 46 mjekë për 100 mijë banorë është vënë re një rritje.
Në Europë vendet me numrin më të lartë të mjekëve stomatologë janë Greqia me 123 dentistë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 112 dentistë për 100 mijë banorë dhe Qipro me 104 mijë dentistë për 100 mijë banorë.

Në vende si Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Austri, numri i dentistëve për 100 mijë banorë varjon nga 50 deri në 60 dentistë.
Numri më të ulët të dentistëve këtë vit e ka Polonia me 33 mjekë stomatologë për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Malta me 47 dhe Sllovakia me 50.

Ndërkohë për tu habitur është fakti se në Anketën e Anketën e Cilësisë së Jetës të Komisionit Europian, ka rezultuar se rreth 50% e shqiptarëve nuk shkojnë tek mjeku stomatologë për të kursyer para. Sipas raportit, 34% nuk kanë shkuar në kohën e duhur te mjeku stomatolog, ndërsa 16% kanë deklaruar se nuk kanë shkuar fare te dentisti. Siç vihet re kjo është përqindja më e madhe në të gjithë Bashkimin Europian.




