Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 09:09

Bes Kallaku i publikon foto të 10 viteve, reagimi i Alketa Vejsiut nuk pritej

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ka nisur sfida e 10 viteve, ku personazhe të ndryshëm kanë publikuar foto të para 10 viteve duke i krahasuar me fotot e tanishme.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili ka publikuar foto të VIP-ave dhe i ka krahasuar ata me personazhe të huaj ose shqiptar.

Së fundmi, Besi ka publikuar një foto të Alketa Vejsiut dhe të Vera Grabockës duke u ndërruar fytyrën. Kjo foto ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e aktorit, por edhe vetë Alketën e cila e ka cilësuar si foton më të bukur.