Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Janar 2019, 09:09

'Zot jepu fuqi nënave', Aurela Gaçe bën dedikimin emocionues për gjyshen

Këngëtarja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku Aurela Gaçe është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe përherë publikon foto e video nga jeta e saj e përditshme. Ditën e sotme këngëtarja ka prezantuar për fansat e saj gjyshen.

Siç ka rrëfyer Aurela, gjyshja ka kaluar nëpër shumë peripeci dhe ka pasur një jetë të vështirë, mirëpo ka arritur të qëndrojë e fortë dhe ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë.

"Shumë i panë sytë e akoma qëndron…gjyshja ime e mirë e dhimbsur e fortë. Mes varfërisë rriti 11 fëmijë, 2 prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekulli. Nuk di si e gjen forcën nëna të vazhdojë jetën pasi humb fëmijët. Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë", shkruan Aurela.