Moderatori i njohur Labinot Gashi një muaj më parë u bë baba i një vajze që i vendosi emrin shumë të veçantë Rroa. Ai dhe bashkëshortja e tij Qëndresa nuk kanë qenë shumë aktiv këto kohë në rrjetet sociale dhe s’kanë publikuar foto me vogëlushen.

Mirëpo, ditën e sotme Rroa mbush një muajshe dhe moderatori ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës, por duke i fshehur fytyrën.

"1 muaj jeta jonë, të paçim gjithmonë. Të duam Rroa jonë."- shkruan Labinoti krahas fotos së ëmbël të vogëlushes.






