Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 18:06

Kush tha që janë çifti perfekt? Loredana flet për problemet që ka me Mozzikun

Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, të cilët një muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Hana. Në postimet e ndryshme në rrjetet sociale, dyshja ka treguar gjithmonë që janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë.

Mirëpo, së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘BigFM’ në gjermani ata kanë rrëfyer më shumë për lidhjen e tyre të gjatë, ku përveç dashurisë së madhe ka edhe mosmarrëveshje të cilat do të rrëfehen të gjitha në këngët e ardhshme të tyre.

Siç tregoi Loredana ka qenë Mozzik ai që e ka shtyrë ti futet muzikës pasi ka parë mendimet e vlefshme që ajo i jepte sa herë që regjistronte këngët e tij. Ndërkohë ajo ka treguar se ndonëse të gjithë i shohin si çifti perfekt në fakt ata s’janë ashtu.

"Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni "çifti perfekt" por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë."- ka treguar ajo.