Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, të cilët një muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Hana. Në postimet e ndryshme në rrjetet sociale, dyshja ka treguar gjithmonë që janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë.

Mirëpo, së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘BigFM’ në gjermani ata kanë rrëfyer më shumë për lidhjen e tyre të gjatë, ku përveç dashurisë së madhe ka edhe mosmarrëveshje të cilat do të rrëfehen të gjitha në këngët e ardhshme të tyre.

Siç tregoi Loredana ka qenë Mozzik ai që e ka shtyrë ti futet muzikës pasi ka parë mendimet e vlefshme që ajo i jepte sa herë që regjistronte këngët e tij. Ndërkohë ajo ka treguar se ndonëse të gjithë i shohin si çifti perfekt në fakt ata s’janë ashtu.

"Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni "çifti perfekt" por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë."- ka treguar ajo.






