Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 16:04

'Një perlë e fshehur', media e famshme fiksohet keq pas Shqipërisë

Ditën e fundit shumë media të njohura në botë kanë kthyer sytë nga Shqipëria dhe i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm ku flasin për turizmin, bukurit natyrore që ofron si dhe çmimet e lira.

Pas Washington Post, Corriere, Stuff.nz, FT, The Guardian për vendin tonë ka shkruar së fundmi dhe media e famshme Al Jazeera, që shkrimet e saj ja kushton vendeve të ndryshme të botës.

Al Jazeera ka regjistruar disa reportazhe në vende të ndryshme në Shqipëri dhe ka shpalosur çdo bukuri të vendit tonë. Këto reportazhe janë zhvilluar në tre pjesë të cilat nisin me veriun e Shqipërisë, një pjesë e Kosovës, dhe zbresin më poshtë deri në Krujën historike.

Në episodin e parë:  Alpet Shqiptare të largëta dhe të thyera, Pazari Krujës, Muzeu Skënderbej, mahnitësi Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Kalaja e Rozafës, zip-line në Kosovë.

Pjesa e dytë flet për të gjithë qytetet pjesë të trashëgimisë botërore Unesco si Berati, Gjirokastra etj.

Në episodin e dytë: 1001 dritaret e qytetit të Beratit, Tirana, Muzeu Marubi i fotografisë në Shkodër, Gjirokastra , burimet termale të Benjës, Pranvera mahnitëse e Syrit të Kaltër , raftin në Vjosë.

Ndërsa pjesa e tretë bën një reportazh të plotë të bregdetit shqiptar, sipas tyre të “deteve të smeralda”.

Në episodin e tretë: dete të smeralda, plazhet e pacenuar të bregut jugor të Shqipërisë, Saranda, kultura e madhe ushqimore e Shqipërisë, e kaluara komuniste, Porto Palermo, qyteti antik i Butrintit etj.

“‘Perlë e fshehur’ është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë, të dyja fjalët kanë kuptimin të vërtetë. Duke u mbyllur nga bota për dekada të tëra, të sunduar nga forcat despotike, Shqipëria hapi dyert e saj vetëm një çerek shekulli më parë. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u zbulua menjëherë në botë. Shpella malore, jashtëzakonisht të pasura me ujë blu të thellë që rrjedh nëpër lumenjtë e këtij vendi, burimet e nxehta, një shpirt mesdhetar, njerëzit më miqësorë dhe trashëgimi historike shumë interesante; kështjella, rrënojat nga perandoritë e mëdha deri te bunkerët e mbetur në shekullin e kaluar.”- nis reportazhi.