Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 16:04

'Ende s'më keni paguar borxhin', këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar TVSH-në

Dy vite më parë në vendin tonë në "Eurovizion" e ka përfaqësuar këngëtarja Linda Halimi me këngën "Botë". Ndonëse kënga u pëlqye shumë dhe performanc ishte e mirë, Linda nuk arriti të kalonte në finale.

Mirëpo, së fundmi ajo ka rrëfyer dhe pakënaqësitë që ka ndaj TVSH së e cila si çdo vit merret me organizimin e festivalit të fundvitit.

Linda i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve që fansat kanë pasur për të dhe ka zbuluar se TVSH ka ende borxhe ndaj saj.

“A do riktheheshe në festivalin Kënga Magjike ose RTSH?, e pyet fansja.

“Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh kështu që s’besoj”, është përgjigjur Linda.