Ditën e djeshme një foto e këngëtarit Alban Ramosaj teksa shfaqej tërësisht i zhveshur në plazh bëri xhiron e rrjetit dhe u përfol jo vetëm në media por dhe në rrjetet sociale, ku u kthye menjëherë në meme.

Reagimet qenë nga më të ndryshmet, mirëpo askush se priste që dhe nëna e tij Antigona Ramosaj të reagonte lidhur me këtë foto nudo të djalit.

Ajo ka komentuar së fundmi në postimin e këngëtarit dhe reagimi i saj nuk ka qenë aspak siç e mendonim.

“Skulptur, Milekangelo, art <3” ka shkruar ajo, duke i shtuar më pastaj edhe fjalët “A nuk ke të ftohtë jeta?”, një koment ky që ka shkaktuar të qeshura.





