Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 15:03

Keisi tha se nuk e ka të dashur, reagon më në fund Seldi

Që prej publikimit të bashkëpunimit të tyre të parë "S’ka dashni", Seldi dhe Keisi Medini kanë qenë në vëmendje të mediave dhe është përfolur se janë ën një lidhje dashurie.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në  "Ftesë në 5", modelja mohoi të jetë e lidhur me këngëtarin dhe u shpreh se atë e ka si një vëlla pasi janë rritur bashkë.

Pas deklaratës së Keisit, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Seldit i cili ka publikuar një foto në ‘Instagram’ dhe përkrahë saj ka shkruar ‘Single boy’ duke konfirmuar kështu se ende është beqarë.