Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 14:02

Nga nëna apo babai? Zbulohet më në fund nga e marrin inteligjencën fëmijët

Në një studim të kryer së fundmi ku janë intervistuan rreth 12.600 të rinj nga moshat 14 deri në 22-vjeç që nga viti 1994 dhe janë marrë parasysh faktorë të tillë si statusi ekonomik dhe social i prindërve si dhe kultura në familje ka dalë në përfundim se fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna.

Sipas raportit, genet e mamasë janë ato që do të vendosin nëse një fëmijë do të jetë i zgjuar apo jo, duke qenë se femrat mbajnë kromozomin XX (dhe kanë dy ndërkohë që meshkujt kanë 1),këto kromozome kryejnë funksionet konjunktive që parashikojnë inteligjencën e një njeriu dhe instinktet e reagimit bëjnë që të jetë pikërisht nëna ajo që trashëgon nivelin e inteligjencës tek të vegjlit e saj.

Në testet e IQ të realizuara ka rezultuar se fëmijët kanë pasur të njëjtën performanc si nënat e tyre. Megjithatë siç dihet vetëm 70% e inteligjencës është e  trashëguar pasi pjesa tjera ndërtohet nga vetë individi dhe eksperiencat e tij.