Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 14:02

Super i veçantë, tatuazhin e ri të Aurela Gaçes nuk e keni parë asnjëherë

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës janë kthyer menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe ka gdhendur në trupin e saj emrat e dy vajzave.

Në një postim të publikuar nga ana e saj në Instagram shihet se vajza e madhe Grace ka shkruar në dorën e Aurelës emrin e saj dhe të motrës së vogël dhe më pas këngëtarja i ka bërë tatuazh.

"Shkrimi i Grace tani në lëkurën e mamit", shkruan Aurela krah fotos ku tregon tatuazhin i cili është padyshim shumë i veçantë.