Mbrëmjen e djeshme trashëgimtarja e njohur e "Top Medias", Lori Hoxha i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj dhe ka zbuluar mjaft të pathëna për jetën e saj.

Njëra nga pyetjet që ka marrë më shumë vëmendjen e mediave ka qenë ajo ku Lori është pyetur se cila sipas saj është femra më e bukur shqiptare që ajo e ka shumë zili.

Lori nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur menjëherë pyetjes duke zbuluar që për të femra më e bukur shqiptare është ish “Miss Shqipëria”, Suada Sherifi.






