Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përfol deklarata që Dj Sardi bëri në emisionin "Familja", ku pranoi se është në një lidhje me moderatoren Jonida Vokshi.

“Është e vërtetë që je lidhur me atë?”, e pyeti Turjan Hysko, ndërkohë që Sardi u përgjigj me një “Mbase”, duke pranuar kështu lidhjen.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme në një prononcim për Prive, Jonida ka folur për herë të parë për lidhjen me Sardin dhe ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e saj.

“Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Jonidës.





