Nga Shqipëria / E Martë 22 Janar 2019, 12:12

Flliqet gazetari i njohur, i bie dhëmbi në mes të emisionit (Video)

Së fundmi i ftuar në emisionin "Verissimo" në Itali ka qenë, Fabrizio Corona, i cili ka folur për herë të parë për librin e tij "Nuk më keni bërë asgjë",  ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij personale, por edhe nga showbizi.

Teksa ka qenë duke folur për të dashurën aktuale, Fabrizio është pyetur nga moderatorja që të rrëfente diçka më shumë për vajzën në fjalë,mirëpo gazetarit të njohur i ka ndodhur një incident në mes të transmetimit.

Fabrizios i ka rënë njëri dhëmb dhe teksa e ka ndjerë shkëputjen ka mbuluar fytyrën me duar dhe ka nisur të kërkojë dhëmbin në mes të studios. Të gjithë kanë nisur të qeshin, ndërkohë që Fabrizio u largua nga studio dhe pasi vendosi dhëmbin u rikthye sërish.