Një muaj më parë, spektakli i njohur "Dance with me" u mbyll dhe fitues të tij u shpallën Genc Fuga dhe Eni Jani. Siç lajmëroi dhe moderatorja Alketa Vejsiu ajo do të rikthehej në ekran shumë shpejt.

Ditën e sotme moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram ka lajmëruar se kur do të fillojë emisioni i njohur 'Në kurthin e Piter Pan'.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet para televizionit Klan dhe ka treguar se në datën 28 shkurt do të nisë emisioni dedikuar fëmijëve.

“Sezoni i ri televiziv 2019/2020. Kemi projekte të reja televizive në mendje… por si fillim do të kthehemi me “Kurthin e Peter Pan”… 18 shkurt 2019”, shkruan moderatorja krah fotos së realizuar pranë ambienteve të televizionit “Klan”.




