Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 18:06

Shkoi në Singapor për pushime, Alban Ramosajt i ndodh e papritura

Alban Ramosaj është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, i cili ditët e fundit ka qenë në Singapor, prej nga ku ka publikuar foto e video të ndryshme.

Në një foto të fundit që ka postuar në Instagram, Albani ka treguar një ndodhi të hidhur që i ka ndodhur në këtë vend. Në foto këngëtari shihet duke mbajtur një pije në dorë, por në ambientin ku ai ndodhet nuk lejohet konsumimi i ushqimit dhe pijeve, ndaj Albanin e kanë dëbuar jashtë.

“Nuk lejohen ushqimi dhe pijet”, i komenton miku i tij, Endrit Mertiri. “Pse më nxorrën jashtë”, ja ka kthyer Albani, duke treguar publikisht ç’i kishte ndodhur.