Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 15:03

Pak muaj pas lindjes së djalit, Jona Spahiu lë televizionin për punën e re

Pak muaj më parë moderatorja e dashur për publikun Jona Spahiu u bë nënë e një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Raiden. Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin që pasi Raiden të rritej pak, Jona do i rikthehej televizionit, moderatorja ka lënë të kuptohet se për momentin nuk e ka një plan të tillë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Jona ka lajmëruar se tani më ka filluar një punë të re pranë bashkëshortit të saj Frenkli. Ajo ka publikuar një foto nga një ditëlindje dhe ka treguar se me organizimin e tij është marrë vetë ajo.

“Prej pak kohësh po s’provoj veten në një fushë të re, atë të organizimit të eventeve.
Si natyrë kërkuese gjithnjë mendoj që s’është mjaftueshëm, por pavarësisht druajtjes erdhi koha ta ndaj me ju këtë pasion timin. Në këtë rrugëtim të ri, deri më tani, ata që më kanë besuar ditët e tyre speciale kanë qenë miqtë e mi por jam shumë entuziaste të bëj miq të rinj të cilët do të besojnë te përkushtimi, puna dhe idetë e mia. I fortë është Frenkli Ymeri që ka marrë përsiper të më durojë edhe në jetë edhe në punë.”- ka shkruajtur Jona.