Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 14:02

Zënkat me Shkëlzenin, Armina zbulon për çfarë debaton më shumë me partnerin

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej vitesh tashmë janë kthyer në një nga çiftet më simpatike dhe të dashura për publikun shqiptar. Siç kanë lajmëruar, këtë vit do ti japin fund beqarisë në një dasmë madhështore që do marrë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Armina ka qenë e ftuar në Prive ku ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre dhe ka zbuluar se për çfarë zihet më shumë me të.

"Do thoja vetëm në kërcim ndoshta, sepse mua më pëlqen shumë të kërcej, ndërsa atij më pak."- ka rrëfyer blogerja.