Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 14:02

Pas sherrit të bujshëm mes Rinës e Feros, menaxheri çudit me vendimin që merr për ta

Pak ditë më parë, në media u përfol se dy reperët e njohur, Rina dhe Fero, kishin pasur një sherr midis tyre dhe nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Aludimet erdhën pasi dy reperët nuk e kishin më follow njëri-tjetrin në Instagram dhe fansat e tyre u bënë kurioz të dinin arsyen që solli konfliktin mes tyre, pasi ata kanë qenë miq shumë të mirë dhe madje kanë publikuar një këngë së bashku me titull “S’ka konkurrencë”.

Por mesa duket, sherrit ka marrë fund dhe çdo gjë është sqaruar mes tyre. Ka qenë menaxheri i tyre, Met Elshani, i cili i ka bashkuar dy artistët dhe ka sqaruar konfliktin midis tyre.

Ata tashmë ndiqen në Instagram dhe përpos saj, kanë performuar së fundmi në një klub në Firence bashkë, duke treguar se janë pajtuar.