Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 13:01

Ja kalon Bullgarisë e Serbisë, Shqipëria zë vendet e para në Europë për këtë gjë

Në një artikull të publikuar së fundmi në "Monitor", sipas një raporti të përpunuar nga "Numbero", Shqipëria zë vendet e para në Europë për nivelin e madh të ndotjes. Siç thuhet në shkrimë për vitin 2019 Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet e para në Europë me një nivel shumë të lartë të ndotjes, ku vendi jonë ka patur një indeks ndotjeje prej 77.07 ndërsa Maqedonia 80.85.

Disa nga faktorët që kanë çuar në këto përfundime kanë qenë niveli i lartë i ndotjes së ajrit dhe ujit. Ndërkohë kujtojmë që në një artikull të publikuar në 2018 qytetet më problematik për ndotjen e ajrit ka qenë Tirana, Korça dhe Elbasani.

Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, vendin e  3 për ndotje më të madhe e zë Ukraina, për tu pasuar nga Bullgaria, Bosnja, Rusia e më tej Serbia.

Ndërkohë vendi më i pastër në Europë mbetet Finlanda, e ndjekur nga Islanda, Suedia, Estonia dhe Norvegjia.