Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 12:12

'Të kam pasur fiksim', Roza Lati gjuan në mesazhe moderatorin shqiptar

Në puntatën e fundit të emisionit "Why not", moderatorja Roza Lati për herë të parë ka zbuluar fiksimin që ka pasur me moderatorin e njohur Arjon Muça.

Roza ka qenë duke komentuar disa foto të VIP ave që kanë publikuar foto të 10 viteve më parë dhe ndërkohë që në ekran u shfaq Arjon Muça ajo ka habitur teksa ka thënë se në 2009 e ka pasur shumë fiksim Arjoni.

“Kur e nxorri Arjon Muça këtë foton në Instagram, unë kam qenë shtrirë në krevat dhe i shkruajta në inbox: ‘Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im.’ Më shkruajti: ‘Po mbrapa ça ndodhi?’ Unë i ktheva përgjigjen: ‘Thjesht u hutova!”, tha Roza duke qeshur.