Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 12:12

I ka munguar ekranit prej kohësh, zbulohet super emisioni që do prezantojë Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është padyshim një ndër personazhet më të komentuara e cila prej disa vitesh është larguar nga ekrani, por është mjaft aktive në rrjetet sociale ku dhe shpesh herë rrëmben vëmendjen e mediave dhe të publikut.

Mirëpo, së fundmi është zbuluar se Einxhel shumë shpejt do të rikthehet në televizion në prezantimin e emisionit të njohur në “Top Channel”.

Sipas “Gazeta Express”, Einxhel do të prezantojë së bashku me Ed Manushin, Nevina Shtyllën dhe Fjoralba Ponarin emisionin “E diell” që pritet të fillojë shumë shpejt.