Nga Shqipëria / E Hënë 21 Janar 2019, 12:12

Për herë të parë, Dj Sardi flet publikisht për lidhjen me Jonida Vokshin

Dy muaj më parë, në media qarkulloi lajmi se Dj i njohur shqiptar Sardi është në një lidhje me moderatoren bukuroshe Jonida Vokshi. Dyshja u përfol se ka disa muaj bashkë dhe se janë shumë të dashuruar.

Madje burime pranë tyre thanë se lidhja e tyre është serioze pasi Sardi dhe Jonida janë parë në një lokal së bashku me nënën e moderatores.

Mirëpo, deri më sot ata nuk kishin folur rreth këtyre lajmeve, por mbrëmjen e djeshme në emisionin “Familja”, Sardi është ngacmuar për marrëdhënien e tij me Jonidën.

"Është e vërtetë që je lidhur me atë?", e ka pyetur moderator Turjan Hysko, ndërkohë që Sardi i ka kthyer thjesht një “Mbase” duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.