Nga Shqipëria / E Diel 20 Janar 2019, 19:07

Pas lajmit se do largohet nga muzika, Flor Mumajesi flet për vendimin e tij

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Flor Mumajesi shokoi publikun teksa foli se mund të shkëputej përfundimisht nga muzika. Ai e cilësoi këtë vendim si një ndër më të vështirit në jetën e tij dhe në një postim shkroi: “Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”.

Mirëpo, ditën  e sotme ai ka publikuar një video ku ka qetësuar të gjithë fansat duke  sqaruar për deklaratën e tij.

"Para pak ditësh me anë të një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion, të cilin në fakt e mendoj prej kohësh, më vjen herë pas here. Të jem i sinqertë më mërzit dhe më shqetëson, por thashë këtë herë ta ndaj me juve. Në fakt nga mesazhet, komentet që më kanë ardhur, nga miq, kolegë, dashamirës, kuptoj që nuk jam gati të largohem nga ajo. E kam shumë të vështirë t'i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh. Kështu që me diell edhe shpirtin, mendoj që në këngën e ardhmeshme të jap maksimumin, edhe të vij t'ju përqafoj bashkë me atë me muzikën, siç kam bërë gjithë këto vite",-shprehet Flori në video.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on