Aktori i humorit, Gentjan Zenelaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij private. I pyetur se nëse është xheloz për gruan , Genti ka thënë se është shumë xheloz por jo për arsyen që mendojmë të gjithë.

“Po, bëhem xheloz shumë herë kur ajo i gjen gjërat para meje, kur i mendon gjërat para meje. Kur ajo ka kaq shumë qetësi kur vritet djali ose vajza dhe është kaq e qetë kur i bën gjilpërën Arias. Bëhem shumë xheloz. Unë dhjaks i paparë. Te vetja nuk kam asnjë problem, por një analizë i bëra vajzës dhe u zbardha, ia bënin me shenjë ‘kape Gentin se iku’. Aida është llahtarisht e fortë – që duhet të menaxhojë temperaturën 40 gradë të djalit dhe një Gent që bërtet nëpër shtëpi [për fëmijët e sëmurë], pasi unë kam shumë panik.”, tregoi ai.




