Ditën e djeshme në emisionin "Thumb" ka qenë e ftuar moderatorja e njohur, Elona Duro, e cila ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj. Elona ka treguar se i është propozuar nga 'Top Channel' që ajo dhe Eno Popi të prezantonin bashkë "Wake up", por ajo ka refuzuar.

“Nja dy oferta më të mira i pata kur isha shtatzënë. Njerëzit, drejtuesit e “Top Media” nuk e dinin që unë isha shtatzënë dhe më propozuan programe të përmasave edhe më të mëdha dhe nuk u thoja dot “po”. Përsa kohë e kisha ndarë mendjen që do i fokusohesha shtatzënisë dhe vitit pas… Kanë qenë zhurmat për emisionin e mëngjesit. “Wake Up” me Enon (më propozuan të nisja)", është shprehur Elona.



